“Turp të të vijë”, kryeministri australian Albanese hyn në xhami, besimtarët e presin me protestë
Protestuesit ngacmuan dhe fishkëllyen kryeministrin duke shprehur qartë revoltën e disa prej komuniteteve myslimane dhe hebraike të Australisë, të cilat janë të zemëruara për qasjen që qeveria e qendrës së majtë ka ndjekur që nga fillimi i luftës në Gaza.
Kryeministri auastralian Anthony Albanese të premten shkoi për një vizitë në xhaminë më të madhe të Australisë, për lutjet e Fitër Bajramit, por u prit me protesta nga qindra besimtarë të mbledhur aty, të cilët shprehën zemërim për qëndrimin e tij ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza.
Protestuesit ngacmuan dhe fishkëllyen kryeministrin duke shprehur qartë revoltën e disa prej komuniteteve myslimane dhe hebraike të Australisë, të cilat janë të zemëruara për qasjen që qeveria e qendrës së majtë ka ndjekur që nga fillimi i luftës në Gaza.
Albanese ka shprehur shqetësim për palestinezët, duke kërkuar vazhdimisht një armëpushim, por njëherësh ka mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Sakaq imazhet tregojnë se protestuesit ndërprenë procedurat e faljes rreth 15 minuta pasi Albanese dhe ministri i Punëve të Brendshme Tony Burke iu bashkuan besimtarëve në xhaminë Lakemba, në Sidnejn perëndimor për të shënuar fundin e muajit të agjërimit.
Demonstruesit fishkëllyen, i thanë Albanese-s dhe Burke "dilni jashtë" dhe i quajtën ata "mbështetës të gjenocidit", duke iu referuar vrasjes së palestinezëve nga Izraeli në Gaza, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në vitin 2023.
"Vëllezër dhe motra të dashur, qëndroni pak të qetë", i tha një nga organizatorët turmës, duke i nxitur njerëzit të ulen dhe të ndalojnë së filmuari protestën. "Është Bajram. Është një ditë e gëzueshme", shtoi ai.
Foto: Web
Ndërkohë, një roje sigurie u pa duke e rrëzuar përtokë njërin nga ata që e ngacmonin përpara se ta shoqëronte. "Turp të keni!", bërtitën protestuesit që ndoqën Albanese-n dhe Burke kur ata u larguan.
“Mbledhja në xhami ishte jashtëzakonisht pozitive", tha Albanese më vonë, pavarësisht incidentit.
"Nëse keni disa njerëz që ngacmojnë në një turmë prej 30,000 vetësh, kjo duhet parë në atë perspektivë", u tha ai gazetarëve, duke shtuar se komuniteti ishte përballur me disa nga ata që bënë zhurmë.
Ai shtoi se njëfarë frustrimi buroi nga përcaktimi këtë muaj i organizatës islamiste Hizb ut-Tahrir si një grup urrejtjeje, i ndaluar nga qeveria në bazë të ligjeve të nxitura nga të shtënat vdekjeprurëse në plazhin Bondi të Sidneit më 14 dhjetor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)