Një aksident tragjik ka ndodhur në malet e Perusë, ku një autobus turistik ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një shpat, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Ngjarja u regjistrua pranë malit Rajuntay në Andet peruane, rreth 15 kilometra larg destinacionit turistik, ku ndodhej një grup prej rreth 25 turistësh dhe guidash. Sipas autoriteteve, në aksident kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa të paktën 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë e Perusë konfirmoi se shtatë viktima ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë në spital. Të plagosurit janë transportuar në disa spitale të zonës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin e përmbysur, ndërsa sendet personale të pasagjerëve ishin shpërndarë përreth. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, por mediat lokale raportojnë se kushtet e motit, përfshirë mjegullën e dendur, si dhe terreni i vështirë dhe rruga e paasfaltuar, mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)