Një tjetër valë sulmi ka nisur Rusia në shkallë të gjerë në Ukrainë, duke vrarë të paltën 4 pesona dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Sulmi me raket e dronë vjen pak orë pasi Zelenski e paralajmëroi dhe shpërthime u dëgjuan në qytetet e Poltavas dhe Zaporizhzhia, duke filluar pak para orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale.
Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për herë të parë për raketa balistike ruse që po vinin rreth orës 2:45 të mëngjesit sipas orës lokale.
Shpërthime të mëtejshme u dëgjuan gjithashtu në Oblastin Ivano-Frankivsk, në perëndim të largët të vendit, rreth orës 4:30 të mëngjesit, raportoi transmetuesi publik Suspilne.
Alarme për sulme ajrore janë lëshuar në pothuajse të gjitha rajonet e Ukrainës gjatë natës, me dronë rusë që kanë synuar rajone të ndryshme të vendit duke përfshirë raportime për dronë që fluturojnë në rajonet më perëndimore të vendit.
Forcat Ajrore të Polonisë thanë se ngritën në ajër avionë luftarakë polakë dhe të aleatëve për të mbrojtur hapësirën ajrore polake gjatë sulmit.
Më herët gjatë natës, shpërthime u dëgjuan edhe në Kiev gjatë një sulmi me dronë në kryeqytet.
Në Kharkiv, kryebashkiaku Ihor Terehov tha se një dron u rrëzua në një fushë të hapur në qytet pa shpërthyer ose shkaktuar dëme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)