Në fillimin e viteve 2000 cilësohej një hero i padiskutueshëm në Premier League. Ai ka lënë gjurmë me paraqitjet e bëra me disa klube të rëndësishme europiane. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur australian, Mark Viduka, tashmë në moshën 50-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij, Viduka ka luajtur me ngjyrat Dinamo Zagreb, Celtic, Leeds United, Middlesbrough dhe Newcastle. Ai dallohej për forcën fizike, teknikën dhe instinktin “vrasës” para portës.
Sot, larg zhurmës së futbollit profesionist, Viduka jeton një jetë të qetë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Aty drejton një lokal dhe shpesh përgatit kafet për klientët. Ish-bomberi e kampionatit më të fortë në botë ka zgjedhur të qëndrojë jashtë vëmendjes mediatike që e shoqëronte dikur në fushën e blertë.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Këtë të dielë rikthehet ora pranverore, ku akrepat do të shkojnë një orë para. Do të kemi një orë më pak gjumë në mëngjes, por dita do të jetë edhe më e gjatë.
Akulli i detit Arktik duket se ka arritur maksimumin e tij të dimrit në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Borën dhe Akullin.
Një histori e pazakontë që ka tronditur opinionin publik në SHBA ka marrë një kthesë të papritur pas më shumë se dy dekadash, kur nëna e zhdukur u gjet e gjallë pas 24 vjetësh dhe u ribashkua me vajzën e saj.
Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku një familje fermerësh ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 26 milionë dollarësh nga një kompani e inteligjencës artificiale, duke zgjedhur të mos shesë tokën e trashëguar ndër breza.
Një histori e rrallë humanizmi dhe sakrifice vjen nga Britania e Madhe, ku një pensionist 84-vjeçar ka shpëtuar jetën e dhëndrit të tij duke i dhuruar një veshkë, duke u bërë njëkohësisht donatori më i moshuar në këtë shtet.
D’Artagnan u vra në vitin 1673 gjatë Rrethimi i Maastrichtit, një betejë e rëndësishme ushtarake. Ai u bë më vonë i pavdekshëm në letërsi falë veprave të Alexandre Dumas.
Komente (0)