Vranë Liridonën, kërkohet burg përjetë për Naim Murselin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Sipas prokurorisë, provat tregojnë se vrasja është planifikuar më herët dhe është kryer me qëllim përfitimi financiar.
11:47 4 ditë më parë17.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Burgim të përjetshëm ka dhënë Gjykata e Prishtinës për Naim Murselin, porositësin e vrasjes së Liridona Ademit, bashkëshortes së tij.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për një nga rastet më të rënda kriminale të viteve të fundit ka vulosur dënime maksimale për tre të akuzuarit në vrasjen e Liridona Ademajt, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë.
Departamenti për Krime të Rënda shpalli fajtor Naim Murselin për “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje, duke e dënuar me burgim të përjetshëm. I njëjti dënim u dha edhe për të akuzuarin tjetër, Granit Plava, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite burg për “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.
Në seancën e shpalljes së aktgjykimit nuk ishin të pranishëm të akuzuarit, ndërsa në sallë ndodheshin babai dhe vëllai i Liridonës.
Gjatë procesit gjyqësor, prokurorja Javorka Perlinqeviq kërkoi dënim maksimal për të akuzuarit, duke theksuar se provat kanë vërtetuar planifikimin e vrasjes nga ana e Naim Murselit. Ajo deklaroi se motivi lidhej me raportet bashkëshortore dhe përfitime financiare, duke përmendur edhe një policë sigurimi jetësor në emër të viktimës.
“Në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar që në muajin qershor 2022, familja Murseli ka paguar policën e sigurimit në emër të Liridona Murselit”, ndërsa shtoi se menjëherë pas kësaj, Murseli kishte kërkuar mënyra për eliminimin e saj.
Sipas prokurorisë, provat tregojnë se vrasja është planifikuar më herët dhe është kryer me qëllim përfitimi financiar.
11:47 4 ditë më parë17.04.2026.
Autori
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
16:37 25 ditë më parë26.03.2026.
Autori
Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli gjatë dhënies së dëshmisë së tij deklaroi se marrëdhënia me ish-bashkëshorten ka qenë e mirë dhe pa dhunë.
17:43 81 ditë më parë29.01.2026.
AutoriSipas aktakuzës, tre të pandehurit kishin arritur marrëveshje që vrasja të kryhej nga Granit Plava, për një shumë prej 30 mijë eurosh. Prokuroria argumentoi se ngjarja ishte e planifikuar paraprakisht dhe u realizua në prani të fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.
Nga ana tjetër, në seancën e fundit, Murseli mohoi disa nga pretendimet, përfshirë ato që lidhen me raportet me fëmijët, duke thënë se mungesa e komunikimit vinte si pasojë e paraburgimit.
Vincenzo Iannitti, 20-vjeçari nga Caserta i cili u zhduk më shumë se një muaj më parë, është gjetur i vdekur. Trupi i tij u gjet në një dhomë bodrumi të një shtëpie në rinovim në San Castresetë Italisë.
11:22 4 h më parë21.04.2026.
Autori
Ashtu siç është theksuar edhe në letër nga vetë presidenti amerikan, Kosova pret vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në vitet në vijim.
11:01 4 h më parë21.04.2026.
Autori
Mesditën e të hënës portali në Poloni newsmaxpolska.pl u lançua zyrtarisht. Qëllimi i portalit është të arrijë çdo qytetar të Polonisë që dëshiron të ndjekë jo vetëm përmbajtjen e lajmeve, por edhe zhvillimet ekonomike, temat rajonale dhe ngjarjet globale.
08:42 6 h më parë21.04.2026.
Autori
PDK deklaroi se nuk do të bëhet më pjesë e negociatave me Albin Kurtin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duket se Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve.
22:17 17 h më parë20.04.2026.
Autori
Dy shkolla janë evakuuar në Tivar mëngjesin e sotëm pas një alarmi për bombë.
18:35 21 h më parë20.04.2026.
AutoriUshtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka miratuar dërgimin e FSK në misionin ndërkombëtar në Gaza, pasi kjo gjë u votua disa ditë më parë edhe nga Kuvendi.
16:24 23 h më parë20.04.2026.
Autori
Është mbyllur pa një marrëveshje takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK, Abdixhiku në lidhje me presidentin e ri.
16:09 23 h më parë20.04.2026.
Autori
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se Prishtina zyrtare e shpall Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.
11:55 1 ditë më parë20.04.2026.
Autori
Partia e Rumen Radev, Bullgaria Progresive, duket se do të fitojë zgjedhjet parlamentare bullgare të së dielës, zgjedhjet e teta të përgjithshme në pesë vjet.
08:47 1 ditë më parë20.04.2026.
Autori
Komente (0)