Kthesë në hetime për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare, 66-vjeçari: I dërgova 220 euro natën e fundit

Sipas medias greke “Zougla”, një 66-vjeçar nga Preveza ka deklaruar para autoriteteve se kishte komunikuar me 19-vjeçaren shqiptare që ndërroi jetë në një hotel në Kefalonia, përmes aplikacionit WhatsApp dhe i kishte dërguar asaj 220 euro për ta ndihmuar të siguronte një vend ku të kalonte natën.

Burimi: Zougla.gr

17.04.2026. 09:46

Kthesë në hetime për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare, 66-vjeçari: I dërgova 220 euro natën e fundit

Vdekja tragjike e një 19-vjeçareje shqiptare në ishullin Kefalonia, Greqi, po merr një kthesë të re, ndërsa dëshmi dhe komunikime të fundit hedhin më shumë dritë mbi orët e saj të fundit.

Sipas medias greke “Zougla”, një 66-vjeçar nga Preveza ka deklaruar para autoriteteve se kishte komunikuar me të renë përmes aplikacionit WhatsApp dhe i kishte dërguar asaj 220 euro për ta ndihmuar të siguronte një vend ku të kalonte natën.

Në dëshminë e tij, ai tregon se më 13 prill, rreth orës 23:38, kishte marrë një video-telefonatë nga 19-vjeçarja, e cila sipas tij ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Vajza i kishte thënë se kishte dalë nga banesa dhe nuk kishte para me vete, ndërsa planifikonte të qëndronte jashtë.

66-vjeçari pretendon se i kishte sugjeruar të kthehej në shtëpi ose të kërkonte ndihmë te ndonjë shoqe, por ajo kishte refuzuar, duke thënë se nuk kishte askënd. Në këto kushte, ai i ka dërguar shumën prej 220 eurosh përmes një platforme transferimi, me qëllim që ajo të mund të akomodohej në një hotel dhe të qetësohej.

Sipas tij, komunikimi i fundit mes tyre ka ndodhur në orën 04:02 të mëngjesit të 14 prillit, gjatë një video-telefonate të shkurtër. Ai pohon se vajza dukej më e qetë dhe ndodhej e shtrirë në një dhomë, por telefonata u ndërpre papritur pasi një person hyri në ambient.

Rreth orës 05:00, 66-vjeçari thotë se është njoftuar nga një 23-vjeçar se e reja ishte dërguar në spital dhe më pas, ai ka marrë vesh për ndarjen e saj nga jeta.

Ndërkohë, versioni i 23-vjeçarit që ka shoqëruar vajzën në hotel atë natë dhe është një nga të arrestuarit për ngjarjen, ndryshon nga kjo dëshmi. Ai ka deklaruar para policisë se mbrëmja kishte qenë normale dhe se kishin shkuar në një apartament me qira për të pushuar.

19-vjeçarja humbi jetën në zonën e Argostolit, ndërsa autoritetet greke dyshojnë se shkaku i vdekjes mund të lidhet me mbidozë të lëndëve narkotike. Tre persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen, mes tyre një 22-vjeçar shqiptar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)