Janë 56 dhe 62 vjeç, por Lauren Sanchez do fëmijë me Jeff Bezos

Sanchez më pas sqaroi se nuk është shtatzënë me fëmijën e pronarit të Amazon.

Burimi: New York Times

13.04.2026. 10:18

Janë 56 dhe 62 vjeç, por Lauren Sanchez do fëmijë me Jeff Bezos

Lauren Sanchez është 56 vjeçare, por thotë se është gati të ketë një fëmijë me bashkëshortin e saj, Jeff Bezos.

"Do të doja ta kisha një fëmijë që nesër. Nesër", i tha ajo New York Times të shtunën.

Përveç dëshirës së saj për të pasur një fëmijë me Bezos, Sanchez foli për NYT edhe për marrëdhënien e saj me ‘Zotin Amazon’, me të cilin u martua në qershor 2025 në një ceremoni madhështore në Venecia.

"Unë flas për gjithçka me të. Gjithçka!. Jeff është shoku im më i mirë dhe nuk e them këtë lehtë", tha Sanchez.

Sanchez më pas sqaroi se nuk është shtatzënë me fëmijën e pronarit të Amazon.

Ajo është tashmë nënë e tre fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme. Sanchez solli në jetë fëmijën e saj më të madh, 25-vjeçarin Nikko, nga marrëdhënia me ish-lojtarin e NFL-së Tony Gonzalez, dhe gjithashtu pati dy fëmijë të tjerë, Evan dhe Ella, me biznesmenin Patrick Whitesell.

Nga ana e tij, Bezos, i cili tani është 62 vjeç, është baba i tre djemve dhe një vajze me ish-gruan e tij, MacKenzie Scott.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)