Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut merr nënshtetësinë shqiptare

Vetëm pak muaj pasi vizitoi Shqipërinë, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

11.04.2026. 13:43

Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut merr nënshtetësinë shqiptare

Vetëm pak muaj pasi vizitoi Shqipërinë, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ka marrë nënshtetësinë shqiptare. 

Më dhetë prill vendimi i firmosur nga presidenti  Bajram Begaj u publikua në Fletoren Zyrtare. Mësohet se ka qenë kërkesë e vetë kryebashkiakut të ketë nënshtetësinë shqiptare. 

Adams është konsideruar nga stafi i tij si një “mik dhe aleat i komunitetit shqiptaro-amerikan”, një komunitet që në Neë York është i madh dhe me ndikim në biznes dhe politikë lokale. Ai ka marrë pjesë në aktivitete komunitare dhe ka kontakte me figura shqiptaro-amerikane. Retorika e tij shpesh i referohej shqiptarëve si një komunitet “punëtor dhe në rritje”. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)