Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, 47-vjeçari Ilir Zarka, ka humbur jetën teksa dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një banesë trekatëshe.
Raportohet se ai ka mbetur i bllokuar në dritare, ku i ka ngecur gjysma e trupit, duke gjetur vdekjen në vend.
Banesa i përket shtetasit Uan Lule, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë familjarëve të tij. Ngjarja është konstatuar nga një fqinj që kujdesej për shtëpinë, i cili pasi ka parë trupin e pajetë, ka njoftuar menjëherë policinë.
"Vëllai ka ikur, ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Para dy ditësh isha këtu, kontrollova nuk kishte gjë. Kalon një komshi që vjen çdo ditë për të ushqyer qenin. Kishte gjetur një person këtu në dritare, me vrap kishte lajmëruar policinë, lajmëroi edhe vëllanë. Erdha këtu, policia bëri verifikimet. Fillimisht kishte thyer xhamin aty, s’kishte gjeturi gjë, ka ardhur te dritarja e shtëpisë, ka tentuar të futet. Aty ka ngecur gjysmë trupi, as nuk dilte, asgjë. Në mëngjes, komshiu erdhi dhe e gjeti të vdekur”, ka rrëfyer për mediat vëllai i kryefamiljarit, Nikollaq Lule.
Trupi është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)