Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasen Klotilda Kola, e dyshuar për mashtrim të përsëritur dhe fshehje të të ardhurave. Sipas organit të akuzës, 60-vjeçarja është prezantuar për një kohë të gjatë si avokate dhe ka përfituar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm.
Ajo u premtonte zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë çështje pronësie, legalizime dhe procedura pensioni. Hetimet kanë treguar se shërbimet e premtuara nuk janë kryer, pavarësisht pagesave të marra.
Dorëzimi i vlerave monetare është realizuar në forma të ndryshme, si dorëzim në dorë apo transferta financiare. Në disa raste viktimat janë mbajtur me premtime se procedurat ishin në zhvillim, përpara se komunikimi me të dyshuarën të ndërpritej. Nga verifikimet rezulton se janë mashtruar tetë shtetas, kryesisht nga zona e Fierit dhe Lushnjës.
Po ashtu, Prokuroria bën me dije se e pandehura ka ushtruar veprimtari të ngjashme me përfaqësimin ligjor pa pasur status aktiv si avokate. Ajo akuzohet edhe për përfitimin e të ardhurave, pa i deklaruar pranë organeve tatimore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)