Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të garojë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Mësohet se gjatë një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste në njësinë nr.5, ku dhe Braçe është zgjedhur ai e ka shprehur hapur këtë kërkesë. Kujtojmë se Braçe ishte ndër deputetët më të votuar socialistë të Qarkut të Tiranës.
"Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën si kandidat i PS për kryetar bashkie", mësohet të ketë thënë Braçe.
Aktualisht emri më i lakuar për të kandiduar është ai i Ogerta Manastirliut, por pritet në vijim se çfarë do të ndodhë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)