"Jo të gjithë në paraburgim", Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot për rishikimin e praktikës

Ndryshimi i praktikës lidhur me masën e arrestit me burg pritet të shqyrtohet sot nga Kolegjet e Bashkuara. Ky organ mblidhet në orën 09.30 për të shqyrtuar këtë propozim, i cili parashikon që masa e arrestit në burg të vendoset mbi bazë të rrezikshmërisë së veprës penale.

09.04.2026. 08:43

Precedent për këtë rishikim të praktikës është ai i vitit 2011 ndaj Ilir Kumbaros. Propozimi nga Gjykata e Lartë merr shkas edhe nga qëndrimet e Strasburgut për Thoma Gëllçin, ish drejtorin e RTSH-së. Në atë vendim u theksua se nuk mjafton dyshimi kur hetimet vijojnë pa afat, si edhe nga dy raste të tjera dhe ndryshimet ligjore.

Çështjet që shtrohen për shqyrtim përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

Në funksion të objektit të këtij vendimi të ndërmjetëm që lidhet me ushtrimin nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të nismës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar, dhe me qëllim që shqyrtimi përpara Kolegjeve të Bashkuara të jetë i qartë dhe metodologjikisht i rregullt, shtrohen për zgjidhje këto çështje: •    Në interpretim të neneve 228 dhe 230 të KPP, a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?
 •   Kujt i takon barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” dhe a është në përputhje me nenin 5 § 3 të KEDNJ dhe me nenet 228-230 të KPP qëndrimi sipas së cilit papërshtatshmëria e kësaj mase mund të pranohet vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive?

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)