Organizoi pritë për ti vrarë 3 shqiptarë, ekstradohet nga Italia Aleks Ndreka, pjesë e dosjes "Metamorfoza"

Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Italia një 49-vjeçar i kërkuar në Shqipëri pasi akuzohet se ka siguruar informacionin se ku ndodheshin tre persona, duke organizuar dhe koordinuar më pas me bashkëpunëtorët e tij duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

09.04.2026. 11:37

NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Shtetit/Vijon si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The Wanted”.

Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë, në vitin 2017, ekstradohet nga Italia, 49-vjeçari.

Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit A. N. alias A. D., 49 vjeç.

49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë,   ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)