Një 39-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pak para mesnatës. Makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ndërsa mësohet se është plagosur dhe pasagjeri i mjetit i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
"Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)