Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, pasi drejtuesi i një automjeti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Sipas informacionit paraprak, shoferi ka tentuar të largohet, por gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ndjekjes ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Pas trajtimit mjekësor, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)