Thyen masën e sigurisë "arrest shtëpie" për të shitur kokainë, në pranga 52-vjeçari

Policia e Beratit bën të ditur se ka vënë në pranga një 52-vjeçar nga Poliçani i cili kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, dhe u kap duke shitur doza kokainë.

09.04.2026. 09:16

Sipas burimeve zyrtare ai dispononte gjithashtu dhe mjete prerës dhe fishekë luftarakë. 

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)