“Çdo janar do të ketë rritje pensionesh”, Rama: Pesëfishim deri në vitin 2030
Kryeministri zhvilloi takim me pensionistët e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë. Konfirmoi se deri më tani është aplikuar vetëm indeksimi, prezantoi skemën e re të rritjes dhe ndryshimet për vitet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ku prezantoi skemën e re të rritjes së pensioneve dhe ndryshimet që pritet të zbatohen në vitet e ardhshme. Ai theksoi se deri më tani është aplikuar vetëm indeksimi, të cilin e dalloi nga rritja reale e pensioneve.
“E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por që nuk është rritje në kuptimin e vërtetë të fjalës”, u shpreh Rama, duke shtuar se ndryshimi real ka nisur tashmë. “Kur ekonomia na krijoi kushte, ju nga janari ju është rritur pensioni. Për çdo janar, do të ketë rritje”.
Kryeministri deklaroi se kjo politikë do të vijojë në mënyrë progresive edhe në vitet në vijim, duke parashikuar rritje më të mëdha çdo vit. “Për janarin e vitit që vjen do të ketë rritje të kësaj rritje. Në 2029 do të kemi katërfishim dhe në 2030 pesëfishim”, tha ai, duke e lidhur këtë me përmirësimin e performancës ekonomike.
Rama u ndal edhe te situata ekonomike dhe faktorët e jashtëm që, sipas tij, kanë ndikuar në vend. “Gjëra që ndodhin jashtë vullnetit tonë, nuk i vendosim ne por duhet të përballemi, nga pandemia, tërmeti, lufta në Ukrainë e tani lufta në Lindjen e Mesme”, deklaroi Kryeministri, duke përmendur edhe ndikimin në çmimet e energjisë dhe ushqimeve.
Foto: Edi Rama/Facebook
Ai shtoi se prioritet i qeverisë mbeten pensionistët dhe familjet në nevojë, për të cilat po përgatitet një skemë e re mbështetëse. “Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas”, u shpreh Rama, duke theksuar se po punohet për një sistem të ri ndihme. Në këtë kuadër, Kryeministri foli edhe për një instrument të ri mbështetjeje për shtresat në nevojë. “Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore”, tha Rama, duke sqaruar se ndihma do të fokusohet te shporta e konsumit bazë.
Kryeministri theksoi edhe nevojën për ndryshime në skemën ekzistuese të pensioneve për kategori të caktuara. “Do të rishikojmë skemën aktuale për pensionistët e vetëpunësuar dhe për ata që vazhdojnë të punojnë”, tha Rama, duke nënvizuar se qëllimi është përmirësimi i trajtimit për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Rama gjithashtu përmendi rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve të huaja, si tregues të rritjes ekonomike. “Sot jemi në 12 milionë turistë vizitorë me pasaporta të huaja, nga 2 milionë që e morëm në fillim. Kemi pasur 300-400 milionë euro investime të huaja, sot jemi në mbi 1.5 miliardë”, u shpreh ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e Komisionit të Etikës së Kuvendit pasi ky i fundit i përjashtoi nga punimet e Kuvendit për dy muaj.
Policia e Tiranës ka goditur një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për të furnizuar grupet kriminale. Në pranga janë vënë nënë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim 66-vjeçari që posedonte armët.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Kreu i PD-së Sali Berisha në komunikim online me qytetarët ka folur për rritjen e çmimeve dhe premtimin e kyeministrit Edi Rama për pensionistët. Ai tha se shtesa mujore për ta është vetëm 2 kg domate.
Komente (0)