Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik në lidhje me praktikat europiane mbi subvencionimin e naftës për fermerët.
Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë në qarkun e Beratit, Berisha iu referua një takimi të Ramës në Lushnjë, ku sipas tij, kryeministri ka deklaruar se në Europë nuk ofrohen më subvencione për naftën. Berisha e cilësoi këtë deklaratë të pavërtetë, duke theksuar se nuk ka asnjë vend europian që nuk e mbështet këtë sektor.
Ai përdori tone të ashpra ndaj Ramës, duke e akuzuar se u flet fermerëve në mënyrë përçmuese dhe se nuk respekton punën e tyre të përditshme. Sipas tij, fermerët punojnë nga orët e para të mëngjesit deri në mbrëmje, ndërsa përballen me kosto të larta, sidomos për karburantin.
Berisha kritikoi gjithashtu rritjen e çmimit të naftës, duke paralajmëruar se kjo po e bën gjithnjë e më pak fitimprurëse punimin e tokës.
“5 ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, i thonte në Lushnjë fermerit se në Evropë nuk subvencionohet më nafta. Në një kohë kur në mënyrë absolute nuk ka vend në Evropë që nuk subvencionon naftën.
E pashë që i fliste socialistit sikur ti fliste lopëve e mushkave në stallë dhe që jeton me djersën e tij. Punon e zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës dhe ky kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme”, u shpreh Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)