Kërcënime me vdekje për Kimi Antonelli, Mercedes dorëzon dosje te FIA

Pas Çmimit të Madh të Katarit, janë regjistruar më tepër se 1,100 ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale. Piloti italian akuzohet se favorizoi Lando Norris në fazat e fundit të garës.

02.12.2025. 11:33

Kërcënime me vdekje për Kimi Antonelli, Mercedes dorëzon dosje te FIA

Kimi Antonelli përfundon në qendër të urrejtjes online. Situata agravoi pas dyshimeve se favorizoi Lando Norris në fazat e fundit të garës, në Çmimin e Madh të Katarit në Formula 1. Zemërimi i tifozëve u rrit pas deklaratave të dy figurave të rëndësishme të skuderisë Red Bull, Giampiero Lambiase dhe Helmut Marko.

Ata ngritën dyshime për parakalimin e lehtë të liderit të Botërorit për pilotë, Norris ndaj Antonelli-t. Më pas, Red Bull kërkoi ndjesë për deklaratat e nxituara, por situata kishte dalë jashtë kontrollit në rrjetet sociale. Aty nisën gjyqi publik, akuzat, ofendimet, por edhe kërcimet.

Sipas të përditshmes, “Corriere della Sera”, nëpërmjet instrumenteve të monitorimit të platformave online, skuderia Mercedes regjistroi të dhëna alarmante. Në faqet zyrtare të Kimi Antonelli u evidentuan më tepër se 1,100 komente ofensive, duke shënuar një rritje prej 1000% të aktivitetit, krahasuar me një të diel normale gare. Përmbajtja e mesazheve ishte tejet e rëndë: shumë prej tyre lidheshin me kërcënimet me vdekje dhe disa me agresionin fizik.

Vala e urrejtjes përfshiu edhe profilet zyrtare të Mercedes, me afro 330 mesazhe me përmbajtje kërcënuese. E gjendur përballë kësaj situate, skuderia dërgoi dosjen e plotë te FIA, e cila prej kohësh ka nisur betejën kundër abuzimeve online.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)