Vetëm pak orë para aksidentit tragjik me ski, që më 29 dhjetor 2013 i ndryshoi jetën përgjithmonë, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i kishte dërguar një mesazh prekës bashkëshortes së tij, Corinna. Shtatë herë kampion bote dhe fitues i 91 garave, gjermani konsiderohet një nga pilotët më të mëdhenj në historinë e cirkuitit.
Pas më tepër se dy dekadave karrierë të lavdishme, ai u tërhoq nga Formula 1 në fund të sezonit 2012, pas Çmimit të Madh në Brazil. Vetëm një vit më vonë, gjatë pushimeve familjare në Meribel, në alpet e Francës, Schumacher pësoi një aksident të rëndë teksa po po bënte ski, duke pësuar një dëmtim të rëndë në tru.
Në dokumentarin e Netflix, me titullin “Schumacher”, bashkëshortja e tij, Corinna zbuloi për herë të parë mesazhin që ai i kishte dërguar para ngjarjes: “Pak para se të ndodhte, më tha: Bora nuk është ideale. Mund të fluturojmë për në Dubai dhe të bëjmë hedhje me parashutë”.
Foto nga web
Një mesazh që sot shihet si tepër prekës, duke pasur parasysh atë që ndodhi vetëm disa orë më vonë. Corinna theksoi se kurrë nuk e ka fajësuar Zotin për aksidentin, duke e cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi të jashtëzakonshme: “Ishte thjesht fat i keq. Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt në jetë”.
Prej aksidentit, familja Schumacher ka mbrojtur privatësi të plotë rreth gjendjes shëndetësore të ish-pilotit, duke lejuar vetëm një rreth shumë të ngushtë njerëzish ta vizitojnë. Corinna ka qëndruar vazhdimisht pranë bashkëshortit të saj, duke u kujdesur për të me përkushtim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)