Ka shumë pak, madje pothuajse aspak, siguri mbi debutimin në pistë të Audi R26. Makina e skuadrës më të re të Formula 1, preku për herë të parë asfaltin këtë të premte, më datë 9 janar, në Cirkuitin e Katalunjës në Spanjë.
Skuderia e re ka shfrytëzuar të parën nga dy ditët e provave, që secila nga dhjetë skuadrat e angazhuara në Botërorin e Formula 1, ka në dispozicion. Sipas “Auto Motor Sport”, njëvendëshja R26 - emërtim ende jo përfundimtar - doli në pistë për të zhvilluar xhirot e provës pak pas orës 10 të mëngjesit.
Sipas gjasave, drejtuesit e skuadrës pritën rritjen e temperaturave të asfaltit. Kushtet atmosferike ishin të mira, me qiell të kthjellët dhe temperaturë maksimale prej 13 gradësh në qytetin e afërt të Granollers. Makina u shfaq me një pamje të gjithën të zezë, pa elemente të dukshme dalluese, përveç logos së katër unazave të Audi-t në krahun e përparmë.
Foto nga web
Të dy pilotët e skuadrës, e cila ka zëvendësuar zyrtarisht Sauberin, Nico Hülkenberg dhe Gabriel Bortoleto, ishin të pranishëm në teste. Me shumë gjasa, xhirot e para i ka kryer piloti që ka më tepër përvojë, gjermani Hülkenberg. Prezantimi zyrtar i njëvendëshes është planifikuar për të martën, më 20 janar, në Berlin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)