Trajneri dhe lojtarët e Skënderbeut dhunohen në Fushë-Krujë
Agresion fizik përpara startit të ndeshjes së javës së 14-të në Kategorinë e Parë kundër Ilirisë. Lojtarët dhe stafi teknik u ngujuan në dhomat e zhveshjes dhe u morrën në mbrojtje nga policia. Reagon klubi korçar.
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kategorinë e Parë, përpara ndeshjes ndërmjet Ilirisë dhe Skënderbeut.
Sipas raportimeve nga Fushë Kruja dhe denoncimit të bërë nga klubi korçar, përpara startit të ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” u regjistruan tensione të forta, që më pas u shoqëruan nga dhuna fizike.
Trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët e Skënderbeut, më konkretisht Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata u bënë viktima të agresionit fizik. Kjo bëri që skuadra korçare të mbyllej në dhomat e zhveshjes dhe të refuzonte të zbriste në fushë për ndeshjen. Pas dhunës fizike, policia u angazhua që të garantojë sigurinë e futbollistëve dhe stafit teknik.
Edhe klubi i Skënderbeut reagoi për dhunën e pësuar, ku nëpërmjet një deklarate për mediat konfirmonte ngjarjen, duke saktësuar se “ky nuk është futboll” dhe “në këto kushte nuk mund të luhet futboll”.
Iliria-Skënderbeu ishte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të javës së 14-të në Kategorinë e Parë. Korçarët kryesojnë kampionatin me 34 pikë, 11 më tepër se Laçi i vendit të dytë në renditje. Menjëherë pas dhunës në Fushë Krujë, Federata e Futbollit vendosi se “ndeshja e Kategorisë së Parë, Iliria-Skënderbeu nuk do të zhvillohet”.
Më poshtë reagimi i plotë i FSHF-së:
Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)