Jo vetëm për penallti dhe kartonë të kuq, për çfarë do të përdoret VAR-i në Kupën e Botës?

VAR-i duket se do të përdoret më shpesh gjatë Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. FIFA po shqyrton mundësinë që teknologjia të aplikohet dhe në rastet e akordimit të goditjeve të këndit.

Burimi: Kathimerini

04.12.2025. 21:42

Jo vetëm për penallti dhe kartonë të kuq, për çfarë do të përdoret VAR-i në Kupën e Botës?

FIFA po përgatitet që të sjellë risi për kampionatin botërore të futbollit që do të mbahet në verën e vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Organizmi më i lartë i futbollit raportohet se po shqyrton mundësinë që të aplikojë përdorimin e VAR dhe në rastet e akordimit të goditjeve të këndit.

Për shumë specialistë, zgjidhja duket e pranueshme, por ka të tjerë që mendojnë se në këtë mënyrë loja do të vijojë të ketë ndërprerje më të shumta.

Ky veprim është një shtesë nga protokolli aktual VAR, i cili aktualisht është i kufizuar në katër kategori specifike (gola, penallti, kartonë të kuq direktë dhe raste të ndëshkimit të gabuar).

Pavarësisht faktit se Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB), organi që përcakton rregullat e lojës më të dashur, e hodhi poshtë së fundmi propozimin, federata botërore duket e gatshme ta provojë këtë gjë në botëror.

Sipas planeve të FIFA-s, çdo goditje nga këndi në Kupën e Botës do të rishikohet nga VAR menjëherë pas vendimit të gjyqtarit. Nëse videoja tregon se topi erdhi nga një prekje e fundit nga një mbrojtës ose sulmues tjetër përveç atij që vendosi gjyqtari, sistemi do ta konfirmojë këtë para se topi të rimerret.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)