Fushëkrujësit do të vuajnë pasojat e konfliktit që iniciuan në dhomat e zhveshjes me futbollistët miq gjatë gjithë sezonit, pasi Komisioni i Disiplinës i ka dënuar ashpër.
Iliria të gjithë ndeshjet e mbetura të sezonit ku është pritëse do ti luajë në fushë asnjëanëse, jo më afër se 50 kilometra nga stadiumi i Fushë-Krujës. Po ashtu ekipi ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh.
Dënimi rëndohet, duke marrë parasysh se futbollistët Adolf dhe Brajan Selmani, por edhe Bruno Arrabal janë dënuar me 4 ndeshje pezullim. E njëjta masë është marrë edhe për zyrtarin e klubit, Jornels Selmani.
Sakaq, Skënderbeu nuk do të marrë tre pikë në tavolinë, pasi ndeshja që dështoi të luhej të mërkurën në orën 13:00, do të zhvillohet më 17 mars në ‘Elbasan Arena’.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)