Muçi i kujton Beshiktashit diamantin që ka humbur, supergol në derbin e Turqisë
Ernest Muçi vijon momentin e artë me fanellën e Trabzonsporit, duke realizuar një tjetër gol spektakolar në Superligën turke, në ndeshjen ndaj Beshiktash, skuadrës që zotëron kartonin e tij.
Gjashtë gola në katër ndeshje dhe Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit në Superligën e Turqisë. Finalizimi i gjashtë është edhe më i veçanti për sulmuesin shqiptar, pasi e shënon kundër ekipit që ka në pronësi kartonin e tij.
Si për t’iu kujtuar çfarë lojtari kanë humbur, Muçi e ndëshkoi Beshiktashin në minutën e ’25 të sfidës që po luhet në Trabzon, ku bardhezinjtë aktualisht kryesojnë me rezultatin 1-3.
Për ekipin mik nga Stambolli, golat janë shënuar nga Abraham dhe Cerny me dy finalizime, një prej tyre i asistuar nga Milot Rashica.
Sakaq kujtojmë se Muçi më parë kishte shënuar dy gola në fitoren spektakolare 3-4 ndaj Bashakshehir, e më pas një gol magjik nga goditja e dënimit në fitoren ndaj Koniaspor, në shtëpi.
Pesë gola në tre ndeshje radhazi e bëjnë Ernest Muçin, legjionarin e momentit mes kuqezinjve. Sulmuesi po shkëlqen në Superligën turke me Trabzonspor dhe mbrëmjen e sotme shënoi dy herë ndaj Goztepe në transfertë.
Pesë gola në tre ndeshjet e fundit të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, vijon momentin e tij të artë në kampionat duke mposhtur i vetëm Goztepe-n.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)