Komiteti Ekzekutiv në FSHF, në mbledhjen e tij të fundit mori një vendim të rëndësishëm për të mbështetur financiarisht ekipet e futbollit në Shqipëri në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë.
Vendimi parashikon krijimin e një programi financiar për klubet profesionistet, kjo edhe për shkak të forcimit financiar të FSHF gjatë viteve të fundit.
Sipas njoftimit, arritjet e futbollit shqiptar i kanë krijuar FSHF mundësinë që një pjesë të të ardhurave t’i kthejë drejtpërdrejt përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare.
Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për vitin 2026, do të jetë i dedikuar për klubet profesioniste pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.
Shpërndarja e fondit do të realizohet në dy faza, në përputhje me fazat sportive të kampionateve: faza e dytë e sezonit 2025–26 dhe faza e parë e sezonit 2026–27.
Klubet e Superiores do përfitojnë më shumë krahasuar me ato të Kategorisë së Parë, në përpjesëtim me kostot më të larta sportive dhe organizative në këtë nivel.
Fondet do të lëvrohen në dy këste, ku pjesa e parë do të shpërndahet në fillim të vitit 2026, ndërsa kësti i dytë pas përfundimit të sezonit 2025–26 dhe përcaktimit të strukturës së kampionateve për sezonin 2026–27.
Shpërndarja e e këtij fondi për klubet do të nisë zyrtarisht në janar 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)