Dy sulmuesit francezë të Tottenham, Randal Kolo Muani dhe Wilson Odobert, përjetuan momente të frikshme këtë të martë, pasi u përfshinë në një aksident me Ferrari-n me të cilin po udhëtonin.
Imazhet e aksidentit, ku dukeshin dëmet e makinës, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Trajneri i Tottenham, Thomas Frank, konfirmoi se futbollistët janë në gjendje të mirë dhe se shkak i incidentit ishte çarja e gomës së makinës. Ai shtoi se aksidenti ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Eintracht Frankfurt, por fatmirësisht nuk pati pasoja për lojtarët.
Tottenham aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të në klasifikimin e fazës së grupeve të Champions League, me 14 pikë pas 7 ndeshjesh, duke ruajtur shanset për t’u kualifikuar direkt në 1/8 e finales.
Incidenti i fundit nuk pritet të ndikojë në performancën e ekipit, ndërsa trajneri theksoi se lojtarët janë të motivuar dhe gati për sfidën ndaj gjermanëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)