Vietnami ka nisur zyrtarisht ndërtimin e stadiumit më të madh të futbollit në botë, pasi janë publikuar imazhet e para dhe detaje mbresëlënëse të projektit gjigant “Trong Dong Stadium”, i cili do të ketë një kapacitet deri në 135 mijë spektatorë.
Vietnami ka nisur zyrtarisht ndërtimin e stadiumit më të madh të futbollit në botë, pasi janë publikuar imazhet e para dhe detaje mbresëlënëse të projektit gjigant “Trong Dong Stadium”, i cili do të ketë një kapacitet deri në 135 mijë spektatorë. Projekti është miratuar nga autoritetet e Hanoit në dhjetor dhe është pjesë e një kompleksi të madh sportiv dhe rezidencial, të quajtur “Olympic Sports City”, me një kosto totale prej rreth 28 miliardë paundësh.
Stadiumi do të jetë zemra e këtij projekti dhe pritet të shërbejë për ngjarje të mëdha sportive, kulturore dhe socio-politike, duke synuar rritjen e prestigjit ndërkombëtar të Vietnamit. Arkitektura e tij është frymëzuar nga daullja prej bronzi Dong Son, një simbol i qytetërimit të lashtë vietnamez, që përfaqëson forcën, unitetin dhe jetëgjatësinë.
Foto: Trong Dong Stadium
Sipas planeve, “Trong Dong Stadium” do të tejkalojë stadiumin “Rungrado 1st of May” në Korenë e Veriut, duke u bërë stadiumi me kapacitetin më të madh të ulëseve në botë, rreth 114 mijë vende. Ai do të lërë pas edhe stadiumin “Hassan II” në Marok, që po ndërtohet për Kupën e Botës 2030.
Stadiumi do të ketë mbulesë të lëvizshme më të madhe në botë. Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2028, ndërsa i gjithë projekti deri në vitin 2035, duke i hapur rrugë Vietnamit për të organizuar evente madhore si Kupa e Botës dhe Lojërat Olimpike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kjo fitore e dytë përforcon epërsinë e Kimit, i cili tani është nëntë pikë larg George Russell. Britaniku nuk arriti të fitojë duelin e podiumit me Charles Leclerc, i cili përfundoi i treti stoikisht me Ferrarin e tij.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Komente (0)