Në një përshkallëzim serioz të konfliktit në Lindjen e Mesme, një sulm iranian me raketa dhe dronë goditi Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite të premten.
Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme të pariparueshme në një AWACS amerikan E-3 Sentry, një nga avionët më të rëndësishëm radar qëë shërben për paralajmërime dhe kontrolline e hershëm të ushtrisë amerikane.
Kostoja e zëvendësimit të një AWACS modern ose një avioni të ngjashëm, siç është Boeing E-7 Wedgetail, vlerësohet në më shumë se 700 milionë dollarë secili, duke e bërë humbjen veçanërisht të rëndësishme për aftësitë e mbikëqyrjes dhe koordinimit të SHBA-së në rajon.
Sulmi, i cili dëmtoi gjithashtu avionët amerikanë të furnizimit me karburant dhe plagosi ushtarë amerikanë, konsiderohet si një nga goditjet më të rëndësishme ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)