Irani sulmoi edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo ‘ia mbath’ për në Madrid me avionin privat?
Nga Arabia Saudite është larguar avioni privat luksoz prej 70 milionë eurosh i Cristiano Ronaldos, i cili sipas gjurmimit në Flightradar24 u nis dje në mes të natës, ndërsa bombat binin mbi ambasadën amerikane në Riad.
Irani nuk ka kursyer vendet e Gjirit Persik në shenjë hakmarrje për sulmin izraelito-amerikan që çoi në shuarjen e kupolës drejtuese të vendit, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Mbrëmjen e djeshme bombat ranë edhe mbi ambasadën amerikane në Riad, duke kërcënuar seriosizht Arabinë Saudite, e cila vuan kështu pasojat e marrëdhënies së ngushtë me SHBA-të.
Në këto kushte nga Arabia Saudite është larguar avioni privat luksoz prej 70 milionë eurosh i Cristiano Ronaldos, i cili sipas gjurmimit në Flightradar24 u nis dje në mes të natës, ndërsa bombat binin mbi ambasadën amerikane në Riad.
Foto: Instagram/Cristiano Ronaldo
Ylli portugez jeton në kryeqytetin saudit me partneren e tij, Georgina Rodriguez, dhe pesë fëmijët e tij, por deri më tani është e paqartë nëse ata ndodheshin në avionin privat apo jo.
Flightradar24 tregon se avioni i legjendës portugeze fluturoi mbi Egjipt dhe përtej Mesdheut përpara se të ulej në Madrid.
Një gjurmues fluturimi tregoi se avioni Bombardier Global Express i superyllit të futbollit bëri udhëtimin gati shtatë orësh drejt kryeqytetit spanjoll. Avioni luksoz u nis në orën 8 të mbrëmjes dhe u ul pothuajse në orën 1 të mëngjesit.
Foto: Flight Radar
Ronaldo shpenzoi plot 70 milionë euro për avionin e teknologjisë së fundit në vitin 2024, pasi shiti Gulfstream G200 që zotëronte, të cilin e bleu për 20 milionë euro në vitin 2015.
Avioni elegant, tërësisht i zi, mund të mbajë 15 pasagjerë dhe përmban një numër dhomash të ndryshme, duke përfshirë një suitë me një krevat dopio dhe një zonë të veçantë dushi. Ai është i zbukuruar me logon e futbollistit dhe vjen i kompletuar me një siluetë të festimit të tij ikonik.
Kujtojmë se bashkëshortja e CR7, Georgina Rodriguez e përdori avionin për një udhëtim në Milano javën e kaluar.
Foto: Instagram/Cristiano Ronaldo
Sakaq, shtetasit e huaj po ikin nga Lindja e Mesme me mijëra, ndërsa konflikti i përgjakshëm hyn në ditën e katërt.
Ish-shoku i Ronaldos te Manchester United, Rio Ferdinand, i cili jeton në Dubai pranoi se ishte i frikësuar ndërsa sulmet me raketa e detyruan familjen e tij të futej në një strehimore në Dubai. Britaniku jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me gruan Kate, dhe fëmijët e tyre Cree dhe Shae, plus vajzën e Rios nga martesa e mëparshme, Tia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)