Kombëtarja shqiptare ka publikuar listën e lojtarëve për gjysmëfinalen e play-off-it ndaj Polonisë, që do të luhet më 26 mars, një përballje vendimtare për shpresat e kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho ka rikthyer në skuadër Ernest Muçin dhe Anis Mehmetin, të cilët janë në formë të mirë me klubet e tyre.
Risi në listë janë mbrojtësit Bujar Pllana dhe Stavro Pilo, të ftuar për herë të parë. Ndërkohë, nga kampionati vendas është grumbulluar portieri Mario Dajsinani, i cili i bashkohet Thomas Strakoshës dhe Elhan Kastratit.
Foto: FSHF
Në anën tjetër, mungesat kryesore janë sulmuesit e dëmtuar Rey Manaj dhe Mirlind Daku.
LISTA:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)