U maskua si prift për të ndjekur ndeshjen, trajneri i pezulluar jep udhëzime mbi një shkallë pranë fushës
Hyri në fushë dhe goditi një kundërshtar, situata u përkeqësua më tej kur u rikthye sërish në terrenin e lojës për të festuar golin e barazimit në fund të ndeshjes, ndërsa ofendoi lojtarët kundërshtarë.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kategoritë e ulëta të futbollit italian, ku trajneri i ekipit Union Mulazzano, Matteo Ciceri ka tentuar të shmangë një pezullim duke u maskuar si prift. Gjithçka e bëri teksa kishte hipur mbi një shkallë, nga ato që përdoren në ndërtim apo nga profesionistët e mirëmbajtjes.
Sipas raportimeve, Ciceri ishte dënuar nga organet drejtuese të futbollit, por ka provuar të drejtojë skuadrën nga jashtë fushës. Ai qëndruar mbi një shkallë pranë rrethimit të fushës dhe ishte i veshur me rroba kleriku. Megjithatë, “plani” i tij dështoi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes. Trajneri hyri në fushë dhe goditi një kundërshtar, duke shkelur hapur rregullat.
Foto ilustruese
Situata u përkeqësua më tej, kur ai u rikthye sërish në fushë për të festuar golin e barazimit në fund të ndeshjes, ndërsa ofendoi lojtarët kundërshtarë. Gjithçka ndodhi teksa qëndronte i veshur si prift. Si pasojë e këtij incidenti, ndaj tij është marrë një masë e re disiplinore, duke u pezulluar për katër muaj të tjerë.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)