Dinamo “frenon” Vllazninë, Teuta-Partizani mbyllet në barazim spektakolar
Kuqeblutë mbeten në vendin e parë pavarësisht barazimit pa gola në “Loro Boriçi”. Sfida në Durrës përfundoi me rezultatin 2-2. Pretendime për penallti të paakorduara në të dyja ndeshjet.
Vllaznia nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 përballë Dinamos, në supersfidën e javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Kuqeblutë nuk përfituan nga faktori fushë dhe pavarësisht rasteve të krijuara, nuk arritën të gjenin golin e fitores.
Shkodranët kishin pretendime edhe për dy penallti të paakorduara. Ato episode ndezën polemikat, pasi arbitri nuk i pa imazhet në sistemin VAR. Pavarësisht ndalesës, Vllaznia mbetet në krye të renditjes, duke e ndarë vendin e parë me Elbasanin në kuotën e 53 pikëve.
Barazim 2-2 në Durrës, ku Teuta dhe Partizani ishin protagoniste të një sfide spektakolare. Të kuqtë shënuan të parët me Skukën pas 16 minutave lojë. “Djemtë e Detit” arritën të përmbysnin rezultatin me dygolëshin e Zogos. Megjithatë, Bytyçi shënoi sërish për Partizanin, duke vulosur barazimin 2-2.
Foto: LSA
Të kuqtë pretenduan edhe një 11-metërsh të paakorduar në pjesën e parë, por mbeten në vendin e katërt, bileta e fundit drejt “Final Four”, në kuotën e 44 pikëve. Teuta në anën tjetër është e gjashta në renditje me 38 pikë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)