Rrëfehet “futbollistja më seksi në botë”: Kam vuajtur paragjykimet
Futbollistja zvicerane Alisha Lehmann ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë që ka kaluar për shkak të paragjykimeve, duke pranuar se në një moment kishte menduar seriozisht të largohej nga futbolli.
Futbollistja zvicerane Alisha Lehmann ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë që ka kaluar për shkak të paragjykimeve, duke pranuar se në një moment kishte menduar seriozisht të largohej nga futbolli.
E njohur shpesh si “futbollistja më seksi në botë”, ajo ka ndërtuar një profil me miliona ndjekës në rrjetet sociale. Megjithatë, pas imazhit publik, 26-vjeçarja tregon se është përballur vazhdimisht me kritika që vinin në dyshim seriozitetin e saj si sportiste.
Lehmann thekson se një nga paragjykimet më të mëdha ka qenë ideja se ajo i kushton më shumë rëndësi rrjeteve sociale sesa futbollit. “Njerëzit nuk e dinë sa shumë punoj. Ata mendojnë se shkoj në stërvitje dhe më pas merrem vetëm me rrjete sociale, por kjo nuk është e vërtetë”, është shprehur ajo.
Foto: AP/Martin Meissner
Ajo pranon se në moshë më të re këto komente e kanë prekur shumë, deri në pikën që i ka kërkuar familjes të linte futbollin. “Ka pasur momente kur kam qenë shumë e trishtuar dhe i kam kërkuar mamit të mos luaj më”, tregon ajo.
Aktualisht pjesë e ekipit Leicester City, Lehmann thotë se tashmë ka mësuar të injorojë kritikat dhe të fokusohet vetëm te performanca. Ajo thekson se jeta e saj është e organizuar rreth futbollit, me disiplinë të lartë në stërvitje, pushim dhe përgatitje fizike.
Pavarësisht kritikave, trajnerët dhe bashkëlojtarët kanë vlerësuar vazhdimisht përkushtimin dhe etikën e saj të punës. Lehmann shprehet e vendosur të vazhdojë të japë maksimumin, duke theksuar se gjithçka që bën ka një qëllim të vetëm, të bëhet një futbolliste sa më e mirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)