Sylvinho pas humbjes me Poloninë: Luajnë më të mirët që mendojmë ne
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas humbjes ndaj Polonisë, duke mbrojtur zgjedhjet e tij dhe duke theksuar se skuadra është në një proces rritjeje, pavarësisht rezultatit negativ.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas humbjes ndaj Polonisë, duke mbrojtur zgjedhjet e tij dhe duke theksuar se skuadra është në një proces rritjeje, pavarësisht rezultatit negativ.
Tekniku kuqezi u shpreh i zhgënjyer për humbjen, por njëkohësisht krenar për paraqitjen e ekipit në fushë. “Jam shumë i trishtuar brenda, sepse nuk dua të humbas, por futbolli është i tillë. E rëndësishme është që luajtëm si të barabartë ndaj një kundërshtari të fortë si Polonia”, deklaroi ai, duke vlerësuar angazhimin e lojtarëve gjatë gjithë ndeshjes.
Silvinjo theksoi se skuadra krijoi raste dhe mund të kishte marrë më shumë nga kjo përballje, por përballë lojtarëve të nivelit të lartë si Robert Leëandoëski dhe Piotr Zieliński, diferenca në cilësi bën shpesh diferencën. “Ata janë lojtarë të mëdhenj, luajnë në nivele shumë të larta. Megjithatë, ne treguam se mund të përballemi si të barabartë”, u shpreh trajneri.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
I pyetur për zgjedhjet në formacion dhe kritikat ndaj tij, tekniku ishte i prerë: “Luajnë më të mirët që mendojmë ne. Nuk kemi luksin të zgjedhim mes shumë alternativave si skuadra të mëdha. Ky është realiteti ynë dhe duhet ta pranojmë”.
Ai kujtoi gjithashtu progresin e bërë nga Kombëtarja në vitet e fundit, duke theksuar se pak vite më parë askush nuk do ta imagjinonte Shqipërinë në këto nivele konkurruese. “Tre vite më parë, kush do ta mendonte që do të ishim në Europian dhe pranë një kualifikimi për Botërorin? Ky është një rrugëtim që kërkon durim”, tha ai.
Silvinjo u fokusua te sfidat e ardhshme, duke theksuar se mendja e tij është vetëm te ndeshja e radhës. Ai konfirmoi se kontrata e tij zgjat deri në korrik dhe se më pas do të vendoset për të ardhmen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)