Shqipëria afron një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova. FIFA ka miratuar kalimin e mbrojtësit Bujar Pllana te Kombëtarja kuqezi, duke konfirmuar kështu afrimin e ri në skuadër. Qeveria botërore ka publikuar vendosjen e 24-vjeçarit nën urdhërat e Sylvinho-s, duke i paraprirë surprizën trajnerit.
Talenti ka luajtur në të kaluarën tre ndeshje me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës, por në fund ai zgjodhi të luajë me fanellën që përfaqëson shqiptarët në të gjitha trojet. FIFA e miratoi kërkesën e FSHF-së, edhe sepse Pllana nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin “A” të Dardanëve.
Foto nga web
Trajneri Sylvinho i ka dërguar ftesë mbrojtësit, i cili mund të aktivizohet si në qendër të repartit difensiv, ashtu edhe në krahun e djathtë. Gjatë këtij sezoni në Superligën polake, Pllana ka zhvilluar 11 ndeshje, duke grumbulluar 794 minuta në fushë. 24-vjeçari është pjesë e Lechia Gdańsk, teksa më parë ka luajtur me Slaven Belupo, Prishtinën, Feronikeli dhe Trepça ’89.
Një tjetër afrim që pritet në Kombëtare është edhe mbrojtësi i majtë i AEK Athinës, Stavros Pilios. Dilemat nëse këta lojtarë do të jenë të ftuar, pritet të zgjidhen shumë shpejt, në momentin kur Sylvinho të zbulojë listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen “play-off” të Botërorit 2026 kundër Polonisë, që do të luhet më 26 mars në Varshavë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)