Kombëtarja nis rrugëtimin drejt Amerikës, pamje nga seanca e parë, Mehmeti bashkohet me grupin
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e rëndësishme të play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë, që do të luhet ditën e enjte.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e rëndësishme të play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë, që do të luhet ditën e enjte.
Kuqezinjtë janë grumbulluar në kryeqytet për këtë përballje vendimtare, e cila mund të hapë rrugën drejt kualifikimit në Botërorin e Amerikës. Në këtë seancë stërvitore ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, i cili ka ndjekur nga afër përgatitjet e skuadrës.
Sipas informacioneve, disa nga lojtarët ende nuk i janë bashkuar grupit. Konkretisht, Ylber Ramadani, Myrto Uzuni dhe Nazmi Gripshi.
Nga pamjet e siguruara nga Newsmax nga kjo stërvitje, bie në sy edhe rikthimi i Anis Mehmeti në Kombëtare, i cili shihet si një alternativë e rëndësishme për këtë ndeshje vendimtare.
Mësohet se Kombëtarja nën drejtimin e Sylvinhos do të vijojë përgatitjen në Tiranë, ndërsa të mërkurën do të fluturojnë drejt Polonisë për sfidën e së enjtes mbrëma.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)