Arbitri që vendosi titullin në Tiranë, ka në dorë fatet e Shqipërisë drejt Botërorit 2026
UEFA cakton britanikun Anthony Taylor, 47-vjeçari ka një karrierë të pasur duke gjykuar ndeshje të nivelit të lartë në Premier League, Champions League dhe Europa League.
UEFA ka përcaktuar arbitrin që do të vendosë drejtësi në sfidën gjysmëfinale të “play-off” drejt Botërorit 2026 ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë. Përballja do të luhet më 26 mars në orën 21:00 në Varshavë.
Sfida historike e kuqezinjve do të gjykohet nga anglezi Anthony Taylor, një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri. Dy vite më parë, ai arbitroi edhe finalen e titullit në Kategorinë Superiore ndërmjet Egnatias dhe Partizanit, ku rrogozhinasit u shpallën kampionë, pas suksesit me rezultatin 1-0.
Taylor do të asistohet nga ndihmësit e tij Gary Beswick dhe Adam Nunn, të cilët kanë qenë gjithashtu pjesë e stafit të tij edhe në finalen Egnatia-Partizani. Britaniku 47-vjeçari, që mban prej 13 vitesh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur duke gjykuar ndeshje të nivelit të lartë në Premier League, Champions League dhe Europa League.
Në CV-në e tij spikasin edhe disa finale të rëndësishme, si ajo e Europa League ndërmjet Sevilla-s dhe Romës, finalja Real Madrid - Al-Hilal në Botërorin e Klubeve. Gjithashtu ai ka drejtuar finaljen Spanjë - Francë në Nations League si edhe duelin e Superkupës së Europës ndërmjet Bayern Munich dhe Sevilla.
Foto: UEFA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)