Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen më të rëndësishme në histori. Kuqezinjtë do të luajnë sfidën vendimtare ndaj Polonisë, në gjysmëfinalet e “play-off” të Kupës së Botës 2026. Megjithatë, parashikimet bazuar në statistika nuk janë plotësisht në favor të kuqezinjve.
Sipas analizës së publikuar nga faqja e specializuar “Football Meets Data” në rrjetin X, Polonia, kundërshtare e Shqipërisë në ndeshjen e 26 marsit mbetet favorite. Kualiteti i skuadrës, eksperienca dhe faktori fushë bëjnë që rivalët të kenë 68% shanse për të arritur në finalen e “play-off”-it. Megjithatë, Kombëtarja kuqezi cilësohet si surpriza e kësaj faze dhe ka 32% shanse për të vijuar ëndrrën.
⌛️ After a long wait, WC playoffs finally start tomorrow!
🚫 Not a single team has 50% or more to qualify!
🔢 Projected PO finals:
🏴 v 🇮🇹
🇺🇦 v 🇵🇱 (neutral ground in 🇪🇸)
🇸🇰 v 🇹🇷
🇨🇿 v 🇩🇰
👉 In our 📊 Simulator you can select any PO winner and see how it impacts the World Cup… pic.twitter.com/HG0bRGUzR4
— Football Meets Data (@fmeetsdata) March 25, 2026
Statistikat bien në mënyrë të ndjeshme në rast se kualifikohemi në finale, ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Shanset e Shqipërisë për të siguruar biletën në Botërorin 2026 vlerësohen në vetëm 11%. Gjithsesi kuqezinjtë do të provojnë që të përmbysin pritshmëritë dhe të shkruajnë historinë.
Sipas përllogaritjeve të bazuara në statistika, Kosova i ka shanset më të mira se kuqezinjtë. Fitorja e Dardanëve në gjysmëfinale kundër Sllovakisë jepet me 41% shanse, ndërsa triumfi në finalen e “play-off” dhe pjesëmarrja në finalet e Kupës së Botës përllogariten në kuotën 20%.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)