Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shprehur mbështetjen e saj për kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës. Motivimi nga ylli i muzikës botërore erdhi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Artistja ka publikuar një foto të dy skuadrave, të cilat qëndronin krahë për krahë, e që shoqërohej me një mesazh për futbollistët: “Suksese! Shpresoj të bëni histori dhe të kualifikoheni në Kupën e Botës”.
Në imazhin e shpërndarë shfaqeshin lojtarët e të dy përfaqësueseve para fillimit të ndeshjes, ndërsa mbi foto janë vendosur edhe sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”. Kuqezinjtë dhe Dardanët kanë shansin e madh që të hyjnë në histori, duke hedhur një hap vendimtar drejt pjesëmarrjes së parë në Kupën e Botës.
Shqipëria luan në Varshavë nga Polonisë, ndërsa Kosova përballet me Sllovakinë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45. Në rast kualifikimi, dy ekipet e shqiptarëve do të luajnë më pas në finalen e fazës “play-off”, aty ku sigurohet pjesëmarrja në Botërorin 2026.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)