Shqipëria gati për Ukrainën, Mehmeti dhe Ismajli "qajnë" Poloninë: Na mungoi fati!

Ardian Ismajli ka folur për mediat teksa Kombëtarja përgatitet për sfidën miqësore me Ukrainën, në Valencia. Ai thotë se skuadra meritonte më shumë ndaj Polonisë dhe se Shqipërisë i mungoi paksa fati në sfidën e rëndësishme të pay-off-it të Botërorit.

29.03.2026. 14:58

Shqipëria gati për Ukrainën, Mehmeti dhe Ismajli "qajnë" Poloninë: Na mungoi fati!

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Valencia për miqësoren e 31 marsit ndaj Ukrainës, ndërsa kuqezinjtë synojnë të lënë pas zhgënjimin nga humbja ndaj Polonisë në fazën play-off.

Mbrojtësi Ardian Ismajli u shpreh se skuadra meritonte më shumë në atë përballje dhe se vetëm fati mungoi për të siguruar kualifikimin.

“Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë e kemi merituar kualifikimin… por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne. Shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndeshjes ndaj Ukrainës, pavarësisht se është miqësore.

“Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme… nuk është e lehtë pas asaj ndeshjeje ndaj Polonisë, por ne jemi një ekip profesionist dhe do të besojmë që me Ukrainën do të marrim një rezultat sa më pozitiv”.

Në të njëjtën linjë është edhe mesfushori Anis Mehmeti, i cili vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe kërkon reagim në sfidën e radhës.

“Normalisht që jemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol… Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”.

Mehmeti shtoi se përfaqësimi me fanellën kuqezi mbetet një krenari e madhe dhe premtoi angazhim maksimal.

“Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time… jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës dhe duam të tregojmë vlerat tona”.

Kuqezinjtë do të synojnë një reagim pozitiv në miqësore, ndërsa paralelisht fokusohen edhe te objektivat e ardhshëm, përfshirë Nations League.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)