Policia portugeze është vënë në kërkim të një personi i cili i vuri flakën statujës së Cristiano Ronaldos në ishullin e tij të lindjes, Madeira dhe i postoi në internet pamjet e aktit të tij të çuditshëm.
I riu filmoi veten duke derdhur një lëng të ndezshëm mbi statujën prej bronzi të ish-sulmuesit të Manchester United dhe Real Madrid përpara se t'i vinte flakën me çakmak.
Ndërsa flakët përfshinë skulpturën, ai vazhdoi të performonte një valle të çmendur me muzikë repi që dëgjohej me zë të lartë nga një altoparlant që kishte sjellë me vete për këtë rast.
Ai e postoi videon e çuditshme, të xhiruar të martën në mëngjes nga Muzeu CR7 në Madeiran për 1,000 ndjekësit e tij në Instagram, ku e identifikon veten me emrin e përdoruesit zaino.tcc.filipe dhe e përshkruan veten si një "person, freestyler dhe njeri vendas".
Nuk është e qartë nëse statuja, e zhvendosur nga diku tjetër në ishull në mars të vitit 2016 pasi u vandalizua nga tifozët e Messit , kishte pësuar ndonjë dëmtim të përhershëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)