“Kompeticioni anti-kapitalist”: Spartakiadat, alternativa sovjetike kundër Olimpiadave që u huazua edhe në Shqipëri
Në vitin 1928 u organizua në Moskë edicioni i parë, ndryshe njihej edhe si “Olimpiada e kuqe”. Pas vitit 1952, e humbën karakterin ndërkombëtar dhe u shndërruan në aktivitet të brendshëm sportiv.
Ndërsa në “Milano-Cortina 2026” atletët rusë dhe bjellorusë garojnë si “sportistë neutralë”, pa flamur dhe pa himn kombëtar, historia rikthen në vëmendje një periudhë kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi të krijonte një alternativë të vetën ndaj Olimpiadave: Spartakiadat!
Pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, sidomos pas vitit 2022 dhe luftës në Ukrainë, pjesëmarrja e sportistëve rusë në evente ndërkombëtare është kufizuar. Por për Moskën, sidomos në dekadat e para të shekullit XX, Lojërat Olimpike konsideroheshin një simbol i botës kapitaliste perëndimore, me të cilën ideologjia sovjetike ishte në përplasje të hapur.
Foto ilustruese
Për këtë arsye, në vitin 1928 u organizua në Moskë edicioni i parë i Spartakiadave, të njohura ndryshe edhe si “Olimpiadat e kuqe”. Emri ishte një homazh për Spartakun, gladiatorin me origjinë trake që udhëhoqi kryengritjen e skllevërve kundër Perandorisë Romake në shekullin I p.e.s. Ajo figurë, më vonë u kthye në simbol të proletariatit dhe luftës kundër shtypjes.
Spartakiadat zhvilloheshin si në versione verore ashtu edhe dimërore dhe ishin të hapura për sportistë nga vendet komuniste. Në edicionin e parë, të mbajtur nga 11 deri më 23 gusht 1928, morën pjesë rreth 7 mijë atletë. Me kalimin e viteve, numri i pjesëmarrësve u rrit ndjeshëm, duke përfshirë miliona qytetarë sovjetikë, nga amatorët deri te kampionët e nivelit të lartë.
Pas pjesëmarrjes së Bashkimit Sovjetik në Lojërat Olimpike të Helsinkit në vitin 1952, Spartakiadat humbën karakterin ndërkombëtar dhe u shndërruan kryesisht në një aktivitet të brendshëm sportiv. Edicioni i fundit u zhvillua në vitin 1991, pak para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Foto ilustruese
Nga vitet ’50 e në vijim, u organizuan edhe edicione lokale dhe sektoriale, ku përveç zonave që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky model u huazua edhe nga vendet “bashkëpunëtore”, ku mes tyre ishin edhe Çekosllovakia dhe Shqipëria. Mes eventeve ishin Spartakiadat e Rinisë dhe ato të Sindikatave, me këto të fundit mbijetuan dhe vijojnë të zhvillohen në disa republika post-sovjetike, si Rusia, Bjellorusia, Ukraina e Uzbekistani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)