Dy ditë më parë mediat italiane raportuan se stoku i prezervativëve që shpërndahen falas në Fshatin Olimpik është konsumuar në një kohë rekord në Olimpiadën Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Sipas “La Stampa”, 10 mijë njësi të shpërndara për atletët u morën në harkun e vetëm tre ditëve. Por ajo çka i ka lënë pa fjalë organizatorët, është fakti se me këto prezervativë po bëhet tregti në platformat online.
Corriere della Sera raporton se me një kërkim të shpejtë në internet arrin të gjesh ende prezervativët e shpërndarë në Milan-Cortina për 2.800 atletët pjesëmarrës, veçanërisht në faqen e blerjeve të dorës së dytë, Vinted. Çmimi është marramendës dhe shkon në 105.70 €, por shitësi shkruan se është i negociueshëm.
Në foton e shpërndarë shihet një kuti e vogël kartoni e verdhë nga rajoni i Lombardisë, me trëndafilin Kamunian, një simbol që u kujtonte disa atletëve gametet mashkullore dhe logot olimpike poshtë.
Foto: Vinted
Sipas artikullit, shumë i marrin ato në shtëpi si suvenire, disa madje përpiqen t'i shesin dhe kjo ka ndodhur, duke filluar që nga edicioni i parë "anti-HIV/AIDS" në Seul në vitin 1988, ku shumë prej atletëve kanë rrëfyer se thjesht i kanë futur në valixhet e tyre.
Duke pasur parasysh se ka 1,500 burra dhe 1,300 gra, kjo është rreth tre në ditë për secilin. Megjithatë, është për të ardhur keq të zhgënjesh klishenë më të madhe olimpike në histori, pasi atletët nuk janë gjithmonë Amazonë dhe Adonisë me dëshirë të pashuar, të palodhur, fluidë dhe poliamorë.
"Po, është e vërtetë, çdo gjë lejohet këtu, por nuk duhet ta teproni", tha një grup patinatorësh polakë që hynin në Fshatin Olimpik në prag të Olimpiadës.
Tradita e ofrimit të kontraceptivëve në Fshatin Olimpik daton prej vitit 1988 dhe është ndërprerë vetëm një herë, gjatë Lojërave në “Tokio 2020” për shkak të pandemisë.
Ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti i lëshuar në vitin 2010 nga Gjykata e Bolzanos për vjedhje, do të vuajë dënimin e mbetur prej 11 muajsh e 7 ditësh në burg.
Në realitet, shifrat zbulojnë një realitet më kompleks. Grupi i parë i prezervativëve të furnizuar nga Fondacioni Milano Cortina përbëhej nga 18,000 pako dhe vetëm 15,000 prezervativë meshkujsh janë marrë, me shifrat e konsumit ditor që rriten nga tre në pesë, ndërsa disa nga 3,000 prezervativët për femra mbeten ende në makineta dhe 5,000 të tjerë, të porositur së fundmi, do të dorëzohen të hënën.
"Kërkesa është më e lartë se sa pritej", shpjegon Fondacioni. "Praktikë e vendosur për parandalim dhe gjykim të shëndoshë", shkruan në internet Guvernatori Attilio Fontana.
Kujtojmë se në Lojërat Olimpike në Rio, prezervativët e shpërnadrë arritën shifrën 450,000. 100.000 mijë për lojërat dimërore në Soçi dhe Vankuver, e dhjetë mijë të tjerë për Pyeongchang.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)