Sportisja hollandeze Jutta Leerdam mbetet në qendër të diskutimeve në olimpiadën dimërore, Milan-Cortina 2026. Pasi fitoi medaljen e artë në 1000 metra dhe medaljen e argjendtë në 500 metra, patinatorja 27-vjeçare po bën bujë për një marrëveshje shumëmilionëshe me markën e veshjeve sportive, Nike.
Ndërsa festonte në akull, Leerdam hapi zinxhirin e kostumit të saj të garës, duke zbuluar shkurtimish reçipetat sportive Nike poshtë tij, por ky detaj edhe mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi sponsori zyrtar i mallrave olimpike të Holandës është kompania FILA.
Imazhi i saj triumfues në vijën e finishit, me zinxhirin e hapur dhe reçipetat e Nike qartë të dukshme, ishte një operacion marketingu që mund të vlejë mbi një milion dollarë për atleten holandeze.
Pavarësisht këtij konflikti mes gjigantëve Nike dhe FILA, lotët që i rridhnin në fytyrë Juttës, së bashku me grimin e saj të prishur, janë bërë frymëzim për markat holandeze të kozmetikës dhe së shpejti mund të çojnë në bashkëpunime të reja e të frytshme për atleten.
Leerdam është bërë kryefjalë e mediave edhe pas polemikave rreth avionit privat që ajo mori për në Milano, thashethemeve rreth fejesës së saj me boksierin Jake Paul dhe qortimit që mori në shtëpi nga ish-futbollisti Johan Derksen.
“Ajo tashmë jeton si milionere, jo si një atlete olimpike. Nëse do të isha trajneri i saj, nuk do ta toleroja këtë sjellje të tmerrshme. Holanda po fillon të mërzitet me sjelljen e saj", ishte shprehur ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)