Presidenti e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump priti skuadrën amerikane të hokejit në akull, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën Dimërore 2026. Për suksesin e arritur, ai i rezervoi një festë me menu tipike amerikane: double-cheeseburger.
Pamjet e shpërndara në rrjet tregonin sportistët të ulur rreth një tavoline të madhe druri brenda Shtëpisë së Bardhë, të veshur me uniformat e përfaqësueses së SHBA. Stafi i shërbimit kishte vendosur para tyre pjatat me cheeseburger, ndërsa në sfond dëgjohej kënga patriotike Courtesy of the Red, White and Blue nga Toby Keith, duke e theksuar edhe më tepër atmosferën festive.
Medalja e artë në hokej të meshkujve përbën një moment triumfi për Shtetet e Bashkuara. Ky ishte suksesi i parë në 46 vjet në këtë disiplinë. Fitorja erdhi pas ndeshjeve të tensionuara në fazën me eliminim, skuadra u shfaq e fortë në mbrojtje, portieri ishte një garanci dhe u realizuan gola vendimtarë në momentet kyçe të lojës. Ky moment është përshkruar si një “festë tipike amerikane”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)