Pogradeci shkruan historinë në volej për femra, Tirana i “rrëmben” Kupën Partizanit
Vajzat liqenore mposhtën 3-2 rivalet e Tiranës, djemtë bardheblu befasuan rivalët kryeqytetas, që vetëm pak ditë më parë kishin triumfuar në Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Dy finale emocionuese kanë përcaktuar fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll, ku ekipet e Pogradecit dhe Tiranës kanë arritur të shpallen kampione në përballjet e tyre përkatëse. Në një ndeshje shumë të luftuar, Pogradeci për femra triumfoi në finale ndaj Tiranës me rezultatin 3-2, pas një takimi të mbushur me rivalitet dhe emocione që u vendos vetëm në pikët e fundit.
Ky sukses shënon një moment historik për klubin liqenor, i cili arrin të fitojë për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë. Trofeu u ngrit nga kapitenia e vajzave pogradecare, Gjata, duke bërë që të shpërthente festa e merituar.
Ndërkohë, në finalen e meshkujve të zhvilluar në Pallatin e Sportit në Farkë, Tirana arriti të fitojë ndaj Partizani me rezultatin 3-1. Bardheblutë i surprizuan rivalët, të cilët aktualisht kryesojnë kampionatin dhe së fundmi kishin fituar edhe Ligën “Gjergj Kastrioti”. Me këtë triumf, Tirana në volejboll për meshkuj e ngre Kupën e Shqipërisë për herë të dhjetë në historinë e klubit.
Foto: Federata e Volejbollit
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)