Erblira Bici arriti një sukses historik duke fituar CEV Challenge Cup 2026, niveli i tretë kontinental i kupave të Europës për klube. Arritjen volejbollistja e shkëlqyer kuqezi e realizoi me ekipin italian Megabox Vallefoglia. Në të kaluarën, në vitin 2019 ajo kishte fituar edhe CEV Champions League.
Për ta bërë edhe më të suksesshme ecurinë në këtë sezon, kapitenia shqiptare u shpall gjithashtu edhe si MVP e turneut. Çmimi si Lojtarja më e Mirë erdhi si vlerësim i performancës së saj të jashtëzakonshme gjatë të gjithë kompeticionit.
Ky triumf jo vetëm që shënon një pikë të rëndësishme në karrierën e saj, por edhe lartëson emrin e volejbollit shqiptar në arenën europiane. Fitorja e Erblira Bicit është përshëndetur edhe nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që vlerësoi arritjen e 30-vjeçares e cila është simbol krenarie për gjithë vendin.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)