Franko Burraj përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Atletikës në salla të mbyllura për vitin 2026, i cili u zhvillua në Torun të Polonisë. Kampioni shqiptar i pistave dhuroi paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran përmirësoi dy herë rekordin kombëtar në garën e 400 metrave, që mbahej nga ai vetë.
Gjatë kualifikueseve, Burraj regjistroi kohën 46.57 sekonda, duke vendosur rekord të ri kombëtar. Ajo paraqitje i mundësoi edhe pjesëmarrjen në bateritë gjysmëfinaleve të 400m në Kampionatin Botëror. Edhe aty paraqitja ishte po kaq e mirë, madje Burraj e përmirësoi më tej kohën gjatë vrapimit, duke vendosur një rekord të ri në këtë disiplinë.
Fatkeqësisht konkurrenca ishte mjaft e madhe dhe rivalët tejet cilësorë, duke mos arritur të kualifikohej në finalen e madhe. Gjithsesi, me paraqitjet e bëra në Botërorin e Atletikës në salla të mbyllura, kampioni kuqezi shkruajti një tjetër faqe të rëndësishme të historisë së atletikës shqiptare.
Foto: FSHA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Komente (0)