Për herë të pare, që nga nisja e tensioneve mes SHBA dhe Venezuelës, Presidenti Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Nikolas Maduro të Venezuelës.
Donald Trump nuk dha detaje mbi atë cka diskutuan megjithëse e konfirmoi bisedën me Maduron kur u pyet nga gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, duke thënë se “Përgjigja është po, por nuk dua të komentoj mbi këtë”.
Raportime nga media lokale thonë se Presidentin amerikan i dha një paralajmërim direkt Maduros: “Ik, shpëto veten dhe të afërmit e tu”, - ishin fjalën e Trump.
Telefonata mes dy Presidentëve, u mundësua nga një negociatë e udhëhequr nga Brazili, Katari dhe Turqia, të cilët e përdorën këtë si një mundësi e fundit për një zgjidhje diplomatike, teksa Ëashingtoni përgatitet të zgjerojë fushatën ushtarake kundër Venezuelës.
Sipas burimeve, SHBA refuzoi 3 kushtet kryesore që kërkoi Muaduro dhe njerëzit e tij. Ata kërkuan amnisti globale për krimet që Ëahingtoni i lidh me Kartelin “De los Soles”. Një ndryshim regjimi në stilin Nikaraguaian që e lejon regjimit të mbajë kontrollin nëpërmjet forcave të armatosura dhe një kohë më të gjatë dorëzimi.
Pa një marrëveshje, Trump rriti presionin duke e deklaruar hapësirën ajrore venezueliane të mbyllur të gjithën dhe paralajmëroi që operacionet tokësore për të goditur kartelet do të fillojnë shpejt.
Forcat amerikane, përfshirë anijen Aeroplan-mbajtëse USS Gerald Ford, më shumë se 10 anije luftarake, një nëndetëse nukleare dhe avionë F-35 janë mbledhur afër Venezuelës, duke rritur frikën se një përballje direkte mund të nisë së shpejti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)